Aksident në Llap sikur në filma

Kronikë e zezë

Aksident në Llap sikur në filma

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:41
Pamje nga aksidenti

Këto ditë është rritur dukshëm numri i aksidenteve.

Dje rreth orës 14:30 në fshatin Llugë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ku lëndime të lehta ka pësuar një person. Lëndimin e tij e kanë konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës.

Ndërkaq, Llapi ka siguruar pamjet e momentit të këtij aksidenti, ku shihet njëra veturë papritmas humb drejtimin me ç ’rast edhe shkaktohet aksidenti.

Ndryshe, këto ditë të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në Podujevë, derisa të hënën ka humbur jetën një 32-vjeçare në fshatin Penuhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat