Vrau grua dhe kunatën 18 vjeçare, si ndodhi ngjarja në Ballsh

Kronikë e zezë

Vrau grua dhe kunatën 18 vjeçare, si ndodhi ngjarja në Ballsh

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:27
Ilustrim

(E plotësuar) - Ka qenë një konflikt i çastit shkaku që çoi në vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës nga Gazment Musta para pak minutash në Ballsh.

Mësohet se bashkëshortja e tij, 31 vjeçarja Gentiana Caushajishte nisur për tek prindërit për festat e fundvitit, por kjo nuk i ka pëlqyer bashkëshortit duke sjellë kështu edhe një konflikt midis tyre, i cili ka përfunduar me dy të vrarë.

Pasi ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij me thikë, Musta ka therur edhe kunatën, Merisa Caushaj duke i lënë të dyja të vdekura në vend. 

Autori u arrestua nga policia pas krimit. 

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Gentiana Caushaj, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen Merisa Caushaj, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend", njofton policia.

***

Vrau bashkëshorten dhe kunatën, policia e Mallakastrës ka arestuar në flagrancë 34 vjeçarin.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tronditëse, Burri ther gruan dhe kunatën 

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Ballsh.

Mësohet se burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe kunatën. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë pas hyrjes së Vitit të Ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat