Zjarr në një pallat në ndërtim në Sarandë, digjen sendet e të pastrehit

Kronikë e zezë

Zjarr në një pallat në ndërtim në Sarandë, digjen sendet e të pastrehit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy vatra zjarri janë shfaqur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në afërsi të një hoteli në Sarandë.

Vatra e parë e zjarrit u shënua në pallat katër katësh në ndërtim, i cili ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës.

Mësohet se në katin e parë të godinës qëndron një endacak dhe kishin marrë flakë materialet me të cilat ai kishte sajuar strehëzën e tij.

Menjëherë u ndërhy nga shërbimi zjarrfikës dhe u fik zjarri.

Vatra e dytë ishte 100 m më lart në një sipërfaqe me pisha, ku në brendësi digjeshin mbeturina.

Edhe këtu u ndërhy, duke u bërë e mundur shuarja e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat