Policia jep detaje nga aksioni i mbrëmshëm për arrestimin e plaçkitësve

Kronikë e zezë

Policia jep detaje nga aksioni i mbrëmshëm për arrestimin e plaçkitësve

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 17:28 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit së bashku edhe me dy persona tjerë të dyshuar kishin hyrë në nje biznes dhe nën kërcenim të një arme improvizuese në formë të pistoletës kishin grabitur kasën e lokalit.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitë policore dhe kanë arritur që dy të dyshuarit t’i arrestojnë. Ndërsa dy te dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

“Janë identifikuar të dyshuarit që gjenden në arrati si dhe me urdhër të GjPP-së, janë kryer bastisje në katër lokacione dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale: një pistoletë-shkrepës që dyshohet se është përdorur në rast, një thikë, një maskë, një çantë krahu, një telefon, një kasafortë e zbrazet si dhe disa veshje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur në raste të grabitjeve të armatosura”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat