Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht gruan - Bota Sot
Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht gruan

Kronikë e zezë

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi fizikisht gruan

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:40
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit, për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.S.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje, i pandehuri kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte e shuplaka në kokë dhe në pjesë të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...