Rrihen dhe bëhen për spital dy persona në Bajqinë të Podujevës

Kronikë e zezë

Rrihen dhe bëhen për spital dy persona në Bajqinë të Podujevës

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Dy persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, me ç’ rast edhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Fsh. Bajqinë, Podujevë 04.01.2019 – 12:05. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat