Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, policia po heton rastin

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, policia po heton rastin

Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Ferizaj, një person është gjetur pa shenja jete

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varosh të Ferizajt, mbrëmjen e së shtunës.

Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq që vdekja po quhet e dyshimtë nga ana e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat