Arrestohet i riu në Gjirokastër, qëlloi me kallash natën e vitit të ri

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu në Gjirokastër, qëlloi me kallash natën e vitit të ri

Më: 6 janar 2019 Në ora: 22:52
Daniel Hazizaj

Një i ri është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi qëlloi me kallash natën e ndërrimit të viteve.

Daniel Hazizaj, nga fshati Valare ka qëlluar me kallash në ajër në 31 dhjetori. Report Tv mëson se prokurori Julian Cafka ka kërkuar masën e sigurisë “Burg pa afat” dhe gjykata e miratoi.

Ky aksion vjen pas paralajmërimit që bëri drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, se të gjithë ata që kishin përdorur kapsolla, fishekzjarre dhe armë gjatë ndërrimit të viteve, do të procedoheshin nga Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat