Vetura përplaset me autobusin në Zveçan, ka të lënduar - Bota Sot
Vetura përplaset me autobusin në Zveçan, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Vetura përplaset me autobusin në Zveçan, ka të lënduar

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një aksident trafiku në mes të një veture dhe autobusi ka ndodhur në Zveçan.

Në Zveçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi.

Këtë e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Hoti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy pasagjerë që gjendeshin në veturën e tipit “MBW”.

Tutje Hoti ka bërë të ditur se vetura ishte me targa “KM”, ndërkaq autobusi me targa “KS”.

“Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës. Personat e lënduar kanë qenë në veturën e pasagjerëve në BMW me targa “KM” me autobusin me targa ‘KS’”, ka deklaruar Hoti.

Sipas Hotit deri te ky aksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet klimatike dhe kushtet e rrugës, pasi që vetura kishte dalë në shiritin tjetër dhe ka goditur autobusin.

“Besohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës edhe kushtet klimatike që kanë qenë. Vetura ka goditur autobusin do me thënë vetura ka dalë në anën tjetër të shiritit rrugorë edhe e ka goditur autobusin”, deklaroi Hoti.

Hoti po ashtu ka thënë se përveç dëmeve materiale, në autobus nuk është lënduar asnjë pasagjer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...