Një makinë merr flakë në ecje, shpëton shoferi - Bota Sot
Një makinë merr flakë në ecje, shpëton shoferi

Kronikë e zezë

Një makinë merr flakë në ecje, shpëton shoferi

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:23
Pamje nga video

Shpeton nga tragjedia teksa merr flakë ne ecje e sipër një automjet në lagjen “15 tetori” në Fier në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se makina është djegur në pjesën e përparme të saj.

Mesa duket edhe nga pamjet, flakët në automjetin e llojit Golf 4 me targa AA 432 AC, janë fikur nga zjarrfikësit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.   Fatmirësisht drejtuesi i mjetit që udhëtonte i vetëm nuk ka pësuar lëndime, pasi ka zbritur sapo ka pikasur flakët.

Njoftimi i policisë:

Në datën 07.01.2019, rreth orës 21:25, në lagjen “15 Tetori” Fier, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.M, në ecje e sipër ka marrë flakë. Paraprakisht dyshohet të ketë pasur difekt në motorrin e mjetit. Në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...