Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se dje në Pejë një punëtore e kompanisë ”IPKO” ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, ka hyrë në objekt një person i dyshuar e i pa njohur, në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall, nën kërcënimin e një arme-revole, i ka grabitur pra të gatshme në shumën prej 95 euro.
Më pas i dyshuari largohet në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe vazhdon të hetohet.