Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Shpenadi të magjistrales Prizren-Suharekë ka ndaluar një automjet me tabela vendore, me vozitës dhe tre pasagjer, tek të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë totale 17.51 gr., si dhe 0.87 gr. e llojit kokainë.
Katër të dyshuarit pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, janë liruar me procedurë të rregullt.