Bashkëshortët shantazhues dënohen me burg

Kronikë e zezë

Bashkëshortët shantazhues dënohen me burg

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:03
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar M.K. dhe F. K., me nga një vit burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 euro.

Të akuzuarit, bashkëshortë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë shantazhuar E. E., duke i thënë se nuk u jep 5.000 euro, ata do të zbulojnë një video-incizim, i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat