U kap me heroinë në portin e Durrësit, burg pa afat shoferit

Kronikë e zezë

U kap me heroinë në portin e Durrësit, burg pa afat shoferit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:35
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shoferin Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.

39-vjeçari nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion pak ditë më parë në portin e Durrësit dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.

Heroina është gjetur brenda një çante,  të cilën e mbante drejtuesi i kamionit. Mjeti ku u gjet droga ishte i  ngarkuar me konfeksione.

Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat