Dy aksidente të njëpasnjëshme në Malishevë, pesë vetura të përfshira - Bota Sot
Dy aksidente të njëpasnjëshme në Malishevë, pesë vetura të përfshira

Kronikë e zezë

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Malishevë, pesë vetura të përfshira

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Dy aksidente trafiku të një pas njëshme kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Dragobilë- Pagarushë në Malishevë, saktësisht tek “Guri i Maralisë”.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja ka thënë se në aksidentin e parë i cili ka ndodhur rreth orës 10:00 janë përfshirë tri vetura.

“Ka ndodhur aksident zingjiror, me dëme të vogla materiale dhe pa persona të lënduar. Të njëjtit nuk kanë dashur të iniciojnë rast në polici”, ka thënë Podrimja për kallxo.

Ajo tutje ka shtuar se menjëherë pas këtij aksidenti ka ndodhur një aksident tjetër ku janë përfshirë dy vetura.

“Në aksidentin e dytë janë përfshirë dy vetura, edhe ky aksident ka qenë me dëme material dhe pa persona të lënduar”, ka thënë Podrimja.

Ajo tutje ka shtuar se këta të fundit kanë iniciuar rast në polici për aksidentin.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mëngjesin e sotëm ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të reshjeve të borës.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Sot kemi një nga shumë ditët dimërore ku do të ketë reshje të borës dhe temperatura të ulëta (-3 deri në -10) thuajse gjatë gjithë ditës. Prandaj kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar”, ka shkruar ministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...