Arrestohet 18-vjeçari në Vushtrri, dyshohet se po hynte për të vjedhur - Bota Sot
Arrestohet 18-vjeçari në Vushtrri, dyshohet se po hynte për të vjedhur

Kronikë e zezë

Arrestohet 18-vjeçari në Vushtrri, dyshohet se po hynte për të vjedhur

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Një 18-vjeçar është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti po tentonte të hapte derën e një lokali-pastiqerie.

B.Z i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet për përfshirje në “vjedhje të rëndë në tentativë”.

Hetuesit policor, në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, pas intervistimit dhe sigurimit të dëshmive materiale (video incizimet), kanë arritur të dëshmojnë-zbulojnë se i dyshuari B.Z., 18 vjeçar, përveç veprës penale të lartshënuar, ka kryer edhe disa vepra penale tjera të natyrës ” vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit B.Z., 18 vjeçar me urdhër të prokurorit kujdestar ju është caktuar masa e ndalimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...