Rrokulliset kamioni për mirëmbajtjen e rrugëve në Bogë, dy persona të lënduar - Bota Sot
Rrokulliset kamioni për mirëmbajtjen e rrugëve në Bogë, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Rrokulliset kamioni për mirëmbajtjen e rrugëve në Bogë, dy persona të lënduar

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Një kamion transportues për mirëmbajtjen e rrugëve është aksidentuar në fshatin Bogë të Pejës.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës ka thënë për kallxo se nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime. Sipas informacioneve të para nga mjekët kujdestar të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj.

Gjatë ditës së sotme është rritur numri i aksidenteve për shkak të reshjeve të borës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi, referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vend, ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...