Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur rëndë, zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën - Bota Sot
Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur rëndë, zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën

Kronikë e zezë

Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur rëndë, zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:46
Aksidenti me 1 viktimë dhe 2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Lushnje. Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mjeti ku udhëtonin doli nga rruga.

Image

“Panorama” ka mësuar se viktima është identifikuar si Mirela Sakolli, banuese në Berat, ndërsa ende nuk dihen identitetet e të plagosurve. Mësohet se makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypassi-n Plug-Savër.

Image

Paraprakisht dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë moti i keq. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota që e shkaktuan atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...