Aksioni i policisë në Vushtrri e Pejë për armëmbajtje pa leje, disa të arrestuar - Bota Sot
Aksioni i policisë në Vushtrri e Pejë për armëmbajtje pa leje, disa të arrestuar

Kronikë e zezë

Aksioni i policisë në Vushtrri e Pejë për armëmbajtje pa leje, disa të arrestuar

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka organizuar një aksion për armëmbajtje pa leje në Vushtrri dhe Pejë.

Policia njofton se në lidhje me rastin janë arrestuar disa persona.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Nikollë Ivanaj, Pejë 10.01.2019-19:00. Është raportuar gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 copë fishekë.  I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë,  një karikator dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe një kondak i pushkës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Shote Galica, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur një pistoletë, dy karikator, 14 fishekë dhe një këllëf i armës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast  është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dy rrethore, 43 fishekë dhe një tytë e pushkës së gjuetisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...