Gjakovari e rrah gruan me të cilën bashkëjetonte - Bota Sot
Gjakovari e rrah gruan me të cilën bashkëjetonte

Kronikë e zezë

Gjakovari e rrah gruan me të cilën bashkëjetonte

Më: 12 janar 2019 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë, pasi i njëjti e kishte sulmuar e rrahur gruan me të cilën bashkëjetonte dhe kishin një fëmijë të përbashkët, duke e bërë për Spital.

Siç njoftimin të Policisë, gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar ndihmën e mjekut, kurse i dyshuari me vendimin e Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte  sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën i dyshuari bashkëjeton dhe kishte një fëmijë të përbashkët. Viktima si pasoj e rrahjes ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...