Tragjedi në Bujanoc. Nga të shtenat, plumbi godet vajzen shqiptare në Luçan, dërgohet në Nish - Bota Sot
Tragjedi në Bujanoc. Nga të shtenat, plumbi godet vajzen shqiptare në Luçan, dërgohet në Nish

Kronikë e zezë

Tragjedi në Bujanoc. Nga të shtenat, plumbi godet vajzen shqiptare në Luçan, dërgohet në Nish

Më: 12 janar 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Dje në orët e pasdites janë dëgjuar të shtëna armësh në një fshat të Bujanocit, me ç’rast është qëlluar me plumb vajza e re shqiptare A.A. (20) në Lluçan, njoftojnë burimet e policisë lokale.

Mësohet se asaj ka i mbetur nje plumb në qafë. Vajza me lëndime serioze u dërgua së pari në spitalin e Vranjës dhe më pas u transferua në urgjencë të Nishit rreth orës 20:00.

Sipa mjekëve vajza nuk ka humbur vetëdijen dhe arrinë të komunikojë dhe levizë lirshëm krahët dhe këmbët edhe pse u qëllua me plumb në qafë.

Tani për tani, nuk dihen hollësi për këtë tragjedi se si erdhi deri tek ky incident, nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë plumb qorr, siç ndodhë shpesh, çka vajza e re pësoi rëndë nga plagët që morri. /PreshevaJonë/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...