Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër, vihen 2 në pranga

Kronikë e zezë

Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër, vihen 2 në pranga

Më: 12 janar 2019 Në ora: 21:46
Policia shqiptare

FNSH-ja e Gjirokastrës ka sekuesteruar dy çanta me lëndë narkotike të dyshuar kanabis në afërsi të vijës së gjelbër pranë Postës së vjetër të Mullirit pranë Kakavijës.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj shprehet se  dy shtetasit e arrestuar janë Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.

Ata janë pikasur rreth orës 17:00 nga shërbimet e FNSH-së që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë vijojnë hetimet  për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa nuk ka të dhëna për destinacionin dhe sasinë e drogës, e cila u bllokua pas ndërhyrjes së FNSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat