Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me barrierat - Bota Sot
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me barrierat

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me barrierat

Më: 14 janar 2019 Në ora: 12:11
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, në kahun lëvizës nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Gjatë aksidentit, mjeti i rëndë ka rrezikuar edhe mjetet që kalonin në kahun e kundërt të lëvizjes, por për fat të mirë nuk janë shënuar të lënduar.

Nga aksidenti figurojnë vetëm dëmtime të automjetit me targa AA 588 PF, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të hetuar plotësisht ngjarjen.

Si pasojë e ngjarjes, trafiku është rënduar duke krijuar radhë të gjata makinash.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...