Përleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, të dyshuarit ndalohen nga Policia

Kronikë e zezë

Përleshje mes gjashtë personave në Prishtinë, të dyshuarit ndalohen nga Policia

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:57

Në Orën 14 e 20 ka ndodhur një përleshje fizike mes gjashtë personave, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Përleshja ka ndodhur pas një aksidenti në komunikacion i cili dyshohet se është shkaktuar qëllimshëm, pasi palët kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët.

Në vendin e ngjarjes ka reaguar menjëherë, Njësia Speciale Operative të cilët i ka ndaluar gjashtë personat e përfshirë në mosmarrëveshje.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat