Aktakuzë për të pandehurin që rrahu gruan dhe vajzën - Bota Sot
Aktakuzë për të pandehurin që rrahu gruan dhe vajzën

Kronikë e zezë

Aktakuzë për të pandehurin që rrahu gruan dhe vajzën

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndritur aktakuzë kundër të pandehurit, i cili ka sulmuar gruan dhe ka rrahur vajzën.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K, me datën 14 tetor të vitit 2018, rreth orës 21:30, pikërisht në shtëpinë e tij, me dashje ka përdorur forcë ndaj viktimës A.K.,(bashkëshortes se tij) derisa natën kritike e dëmtuara me dy vajzat e saj vije në shtëpi, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “Ku ishe tërë ditën”, e ku menjëherë fillon ta sulmoj të dëmtuarën, duke e kapur për flokë e pastaj duke e goditur edhe në pjesë të ndryshme të trupit. 

Gjithashtu, derisa i pandehuri E.K., ishte duke sulmuar bashkëshorten  e tij, në ato momente vajza e tij përpiqet  për ta mbrojtur nënën e saj, i pandehuri fillon ta godas me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...