Sulmon me thikë vëllain e tij, kërkohet paraburgim

Kronikë e zezë

Sulmon me thikë vëllain e tij, kërkohet paraburgim

Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj të miturit B.T., pasi më 16 janar kishte sulmuar me thikë vëllain e tij I.T.

Me këtë rast I.T. ka pësuar lëndime në krah dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I mituri B.T., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat