Vdes i riu shqiptar, u vetëhelmua me fostoksinë

Kronikë e zezë

Vdes i riu shqiptar, u vetëhelmua me fostoksinë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:02
Policia shqiptare

Një i ri nga Kruja ka ndërruar jetë, pasi u vetëhelmua me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gramëz Krujë, ku në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi Gjon Debrozi 23 vjeç.

Policia e Durrësit informon se i riu u dërgua në spitalin ‘Nënë Tereza’ në gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë.

Më tej, policia e Durrësit sqaron se ‘nisur nga disa shkrime ne media online, sqarojmë se gjatë rrugës për ndihmë mjekeësore nuk ka pasur asnjë aksident me mjetin që e dërgonte në spital’.

Dosja i është dërguar Prokurorisë së Krujës për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat