Një i arrestuar në Skenderaj për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Një i arrestuar në Skenderaj për trafikim me njerëz

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është R. L. lindur me 1958                

Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur 4 revole armë , 1 armë gjuetie dhe 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm. 

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat