Gjuan me armë në një aheng, plagoset një person

Kronikë e zezë

Gjuan me armë në një aheng, plagoset një person

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Sodovinë e Qerkezëve të Vitisë, pasiqë derisa kishte qenë në një aheng familjar kishte gjuajtur me armë zjarri, si pasojë aksidentalisht kishte plagosur një person.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku sipas mjekut jashtë rrezikut për jetë.

është Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat