Drogë e armë në Prizren, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Drogë e armë në Prizren, një i arrestuar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është V. K. lindur me 1995.                      

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:

1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë

4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë

1 (një) pistoletë me 6 fishekë

6 (fishekë) të armës së gjuetisë

5 (pesë) fishekë të pistoletës

1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë 840 euro

1 (një) telefon

2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta

1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat