Dy vite burgim për tentim vrasje - Bota Sot
Dy vite burgim për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Dy vite burgim për tentim vrasje

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:37
Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykimin ndaj të pandehurit Sh.H, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata thotë se të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i mjetit me të  cilin e ka kryer veprën penale dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj.

“I pandehuri është obliguar të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 50 euro, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro, si dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. I pandehuri Sh.H shpall fajtor për shkak se më datë 26.08.2018, në ora 17:00, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna Deçan, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin K.B, në atë mënyrë që për shkak të disa problemeve të mëhershme familjare që i kanë pasur mes vete, ditën kritike i pandehuri i përgatitur dhe me automjetin e tij shkon te shtëpia e të dëmtuarit, ku pasi bisedojnë diçka në oborrin e shtëpisë fi llon përleshja fizike, me ç’rast i pandehuri nxjerr nga çanta e krahut mjetin e mprehtë – briskun me teh të gjatë 8 cm, me të cilin e qëllon një herë në stomak të dëmtuarin, ky i fundit merr një shufër metalike me të cilën e qëllon të dëmtuarin në kokë, pastaj i pandehuri me të njëjtën mjet – brisk e godet të dëmtuarin disa herë në trup dhe ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima dërgohet për kurim në spital me çka i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje në tentative”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...