Aksident në Lipjan, vdes një femër 37-vjeçare - Bota Sot
Aksident në Lipjan, vdes një femër 37-vjeçare

Kronikë e zezë

Aksident në Lipjan, vdes një femër 37-vjeçare

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Vetura ka goditur për vdekje këmbësoren 37 vjeçare në rrugën Prishtinë - Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se një femër 37 vjeçare, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja SH.H (femër 37 vjeç) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.

Me këtë rast po merren njesitet përkatëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...