Humb jetën një këmbësore

Kronikë e zezë

Humb jetën një këmbësore

Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Një femër ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja me veturë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në fshatin Llugaxhi. I dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, aksidentalisht ka goditur këmbësoren femër.

Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat