Shqiptarët kontrabandojnë në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Shqiptarët kontrabandojnë në Zubin Potok

Më: 20 janar 2019 Në ora: 00:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimin gjashtëmujor të lidhjes mes policisë dhe kontrabanduesit në veri të Kosovës. Ekipi i “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet ekskluzive të kontrabandës në veri të Kosovës.

Kontrabandisti tregon për ekipin se a ka edhe shqiptarë të cilët merren me kontrabandimin e mallrave përmes rrugëve ilegale në veri të Kosovës.

“Numri i kontrabanduesve shqiptar është i vogël sepse ata nuk kanë kontakte me policinë këtu. Megjithatë ka të tillë. Shumica janë nga veriu, por saktë nuk e di. Sa i përket tabelave të makinave nuk ka rregulla. Si tabela të Kosovës, si të Serbisë janë të njëjtë, varet se çfarë makina kanë”, tha ai.

Drejtësia në Kosovë, shfaqi pamje ekskluzive të kontrabandës në veri. Kamerat e ekipit të vendosura në disa lokacione të ndryshme tregojnë se si rrugët janë të lira për kontrabanduesit për shkak se policia u del në ndihmë, por duke pasur parasysh se çdo kamion që hyn, për të njëjtin paguhen vlera të ndryshme të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat