35 vjeçari shqiptar u ekzekutua me një plumb vetëm pse ia zuri parkingun! - Bota Sot
35 vjeçari shqiptar u ekzekutua me një plumb vetëm pse ia zuri parkingun!

Kronikë e zezë

35 vjeçari shqiptar u ekzekutua me një plumb vetëm pse ia zuri parkingun!

Më: 20 janar 2019 Në ora: 09:52
Altin Balliu

Ekzekutimi me plumb në kokë i 35- vjeçarit Altin Balliu, mbrëmjen e së enjtes në Korçë, dyshohet se ka ndodhur pas sherrit për një makinë të parkuar.

Pak orë pas ngjarjes që ndodhi në Lagjen Nr.10 të qytetit, Policia ka arritur të zbardhë rrethanat, të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin.

Altin Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit mësohet se ka qenë duke hipur në makinë, në momentin që është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Dy dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndihmuan oficerët e Krimeve të Policisë së Korçës, që të identifikonin viktimën, autorin, por nga ana tjetër shpjeguan edhe motivin e ngjarjes.

Burime nga Policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Olger Mustafaj, 34 vjeç, një ish-i dënuar për tentativë vrasje, por i proceduar edhe për krime të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...