Maskat grabisin argjendarinë në qendër të Lushnjës, vlera e bizhuterive të vjedhura rreth 10 mln lekë - Bota Sot
Maskat grabisin argjendarinë në qendër të Lushnjës, vlera e bizhuterive të vjedhura rreth 10 mln lekë

Kronikë e zezë

Maskat grabisin argjendarinë në qendër të Lushnjës, vlera e bizhuterive të vjedhura rreth 10 mln lekë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 09:56
Argjendaria e grabitur në Lushnje

Vjedhja dyshohet se është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar. Grabitja është bërë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Vlera e dëmit shkon në 10 mln lekë. Pas “Altınbaş” në City Park, kjo është argjendaria e dytë që grabitet në më pak se 3 javë. Ende asnjë i arrestuar.

Një argjendari është vjedhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në qendër të Lushnjes. Vjedhja dyshohet se është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar. Report Tv ka mësuar se vlera e bizhuterive të grabitura kap vlerën e 10 milionë lekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të gjitha argjendarive përreth zonës, pasi vetëm në krah të kësaj argjendarie ndodhen edhe tre argjendari të tjera.

Kjo është argjendaria e dytë që grabitet në harkun kohor të më pak se 3 javëve. Më 2 janar 2019, argjendaria  “Altınbaş” në City Park u grabit, ndërsa vlera e bizhuterive të vjedhura kap vlerën e 200 mijë eurove. Autorët neutralizuan rojet dhe më pas hynë dhe morën bizhuteritë.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këto ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...