Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen 4 persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen 4 persona

Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 7:00 të mëngjesit, në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se drejtuesi i një automjeti në lëvizje nga pakujdesia dhe duke mos u përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin ndaj automjetit duke dalë nga rruga. 

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë kanë  pësuar lëndime,  e të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat