Arrestohet i dyshuari për largimin e tabelës me emër të At Luigj Palaj

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për largimin e tabelës me emër të At Luigj Palaj

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë i cili në një në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet duke e larguar tabelën e rrugës dhe duke e hedh në tokë. Tabela mbante emrin e meshtarit katolik, At Luigj Palaj.

Në atë video para se ta hedhë tabelën në tokë i dyshuari thotë se është ndjerë shumë keq kur ka parë këtë tabele me atë emër.

“Tabela e vendosur para derës së shtëpisë së dëshmorit Zeqir Gashi, e i jepet rrugës emri Luigj Palaj. Ka pas dëshmorë tjerë që kanë mund me pas emrin këtu”, ka deklaruar ai.

Ndërsa policia ditën e sotme ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat