Falsifikuan para, kërkohet paraburgim dhe arrest për të pandehurit - Bota Sot
Falsifikuan para, kërkohet paraburgim dhe arrest për të pandehurit

Kronikë e zezë

Falsifikuan para, kërkohet paraburgim dhe arrest për të pandehurit

Më: 22 janar 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, R.K. dhe E.K., ndërsa ndaj dy të pandehurve E.G. dhe M.V. kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer vepër penal “Falsifikimi i parasë”.

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak se deri me datën 20 janar të vitit 2019, dy të pandehurit R.K., dhe E.K, kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara ndërsa dy të pandehurit tjerë, E.G dhe M.V., edhe pse ishin në dijeni nuk e kanë raportuar veprën penale në polici.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...