Aktakuzë ndaj 7 personave për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve - Bota Sot
Aktakuzë ndaj 7 personave për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj 7 personave për shpërndarje dhe blerje të narkotikëve

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, D.G, B.A, E.A, L.F për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, , dhe ndaj të pandehurve B.B. dhe M.K., për veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit D.G., B.A., E.A, dhe L.F., në periudha të ndryshme kohore, si bashkëkryes kanë blerë dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikë, me çka kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 i KPRK-së. 

“Ndërsa dy të pandehurit tjerë, B.B dhe M.K., sipas aktakuzës, kanë blerë lloje të narkotikëve (marihuan dhe kokainë) me qëllim posedimi nga të pandehurit B.A., E.A, dhe L.F, me çka kanë kryer veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 275, të KPRK-së.  Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë”, thuhet në njoftimin për media dërguar nga Prokuroria Themelore e Pejës. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihet në barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...