Një kambist është grabitur dhe plagosur me armë pasditen e së martës në Tepelenë. Nga të dhënat e para, raportohet se kambisti i grabitur është Mustafa Mustafaj. Grabitësit kanë qëlluar në drejtim të tij, bëhet e ditur se plumbi e ka kapur në kokë. Mësohet se 70 vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specilizuar mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, apo shuma e grabitur.