Konfiskohen armë pa leje dhe arrestohen 3 të dyshuar

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë pa leje dhe arrestohen 3 të dyshuar

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 23.01.2019, me urdhëresë të gjykatës, ka realizuar bastisje në dy shtëpi dhe lokale tjera përcjellëse në Malishevë dhe në fshatin Mirushë të kësaj komune.

Gjatë punëve operative Policia në Malishevë ka marrë informacione se disa persona posedojnë armë të mbajtura pa leje.

Gjatë operacionit policor të bastisjes janë arrestuar:

·        F. Th.                   lindur me 1985                m/k/sh

·        F. Th.                   lindur me 1964                m/k/sh

Po ashtu gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

·        tri armë automatike AK-47.

·        tre karikator të armëve automatike AK-47

·        një armë automatike lloji i paidentifikuar me një karikator

·        një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit të njëjtë

·        një sprej.

Me datën 22 janar 2019 Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Meje të Gjakovës. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur personin e dyshuar, i cili pohon se ka shtënë me armë zjarri në ajër në një aheng familjar.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar me të dhënat:

·        N. P.           lindur me 1963                m/k/sh

dhe ka sekuestruar armën e llojit:

·        një pistoletë 9 mm, prodhim jugosllav

Sipas njoftimit për media dërguar nga drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë, lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre Policia do të ngrit kallëzim penal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat