Dalin emrat e dy pronarëve të 5.2 milionë eurove të sekuestruara në Lezhë

Kronikë e zezë

Dalin emrat e dy pronarëve të 5.2 milionë eurove të sekuestruara në Lezhë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:59
Ilustrim

Llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 5.2 milionë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Mesohet se pronat, llogari bankare dhe apartamente janë në pronësi të Pjetër Vocit e Shqipe Palaj dhe dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

“Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

 Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019″ informon policia e shtetit. 

Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente.

“Me kerkesen e prokurorit Erjon Shehaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vleres 5.269.551 euro, 7 apartamente ne Lezhe si dhe disa apartamenteve ne Tirane ne pronesi te shtetasve me inicialet Sh.P e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit P.V i dtl 01.07.1936 te dy banues ne Lezhe” informon prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat