Arrestohet 28 vjeçari, tentoi të përdhunojë një vajzë të re

Kronikë e zezë

Arrestohet 28 vjeçari, tentoi të përdhunojë një vajzë të re

Më: 25 janar 2019 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Një vajzë e re, është tentuar që të përdhunohet nga ana e një djali, i cili i ka bërë pritë në rrugë.

Si i dyshuar për ngjarjen, gjatë kësaj të mërkure, u bë arrestimi i A.B., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Prangosja e tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një shtetase.

Ishte e dëmtuara ajo që bëri denoncim në polici, duke çuar, në arrestimin e 28-vjeçarit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat