Një aksident i rëndë më pasojë plagosjen e një kalimtareje ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Fier. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Rauf Nallbani”, ku e plagosur është një e moshuar.
Identiteti i saj nuk bëhet me dije por mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën, pasi kishte blerë byrek në një nga dyqanet e zonës, kur është përplasur me një automjet tip “Opel” me targa AA 789 IL.
Ajo ndodhet në Spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë për jetën.