Kërkohet paraburgim personit që rrahu të dashurën e tij

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim personit që rrahu të dashurën e tij

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se mbrëmë, rreth orës 19:00, është ndaluar i dyshuari L.Z., për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24 janar, në fshatin Kufcë, komuna Gjilan, i dyshuari L.Z., për shkak të një mosmarrëveshje, me dashje dhe në vazhdimësi ka përdorur forcën ndaj të dashurës së tij, tani të dëmtuarës  A.I.

“Pasi me veturë shkojnë në dalje të fshatit, me një shufër metalike, e godet në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe një ditë më pas, duke shkuar në drejtim të Prishtinës, i njëjti prapë përdor dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur disa herë me grushte në kokë dhe trup, me ç’rast me të arritur në Prishtinë, e dëmtuara arrin që të ikë nga i dyshuari. I njëjti me veprimet e tij, i ka shkaktuar të dëmtuarës lëndime trupore, për të cilat është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë dhe në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan. Në këtë mënyrë, dyshohet se i njëjti, në vazhdimësi ka kryer veprën penale, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, thuhet në njofitm.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat