Vidhet karburanti në Tiranë, autori kapet pas 3 ditësh

Kronikë e zezë

Vidhet karburanti në Tiranë, autori kapet pas 3 ditësh

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një karburant është vjedhur mbrëmjen e 24 janarit në periferi të kryeqytetit.

Këtë të diel, policia e Tiranës ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjes së pikës së karburantit në Sauk të Vjetër.

Kledi Bunaca 26 vjeç është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet, bënë me dije burime policore.

Tre ditë më parë, ai dyshohet të ketë vjedhur në pikën e karburantit 25.000 lekë (të reja)

Materialet në ngarkim të 26-vjeccarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, njoftuan burime zyrtare nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat