Tentojnë ta vjedhin bankën në Podujevë

Kronikë e zezë

Tentojnë ta vjedhin bankën në Podujevë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një tentim vjedhje të një banke ka ndodhur në Podujevë.

Sipas Policisë, ata kanë reaguar menjëherë pas aktivizimit të alarmit në një bankë dhe në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se dera e hyrjes në bankë është e hapur me forcë.

“Është kontaktuar menaxheri i bankës, i cili ka deklaruar se përveç dëmit, nuk është vjedhur asgjë nga banka. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat