Arrestohet mitrovicasi që keqtrajtonte vazhdimisht familjen

Kronikë e zezë

Arrestohet mitrovicasi që keqtrajtonte vazhdimisht familjen

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:20
Ilustrim

Një femër ka raportuar në Polici se së bashku me dy fëmijët e saj njëri në moshë madhore dhe tjetri i mitur janë keqtrajtuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.

Po ashtu i dyshuari me sëpatë ka dëmtuar dhe ka thyer disa orendi shtëpiake si dhe dritaren dhe derën e hyrjes së shtëpisë, njofton Policia.

 Të gjitha palët pas shoqërimit në Polici janë intervistuar, ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat