Ky është i riu që po kërkohet për vjedhjen e bankës në Tepelenë, bëri burg për grabitje

Kronikë e zezë

Ky është i riu që po kërkohet për vjedhjen e bankës në Tepelenë, bëri burg për grabitje

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:54
Kristo Ruçi

Ky është i riu nga Tepelena, për të cilin po zhvillohet një aksion për arrestimin, pasi është autori i dyshuar i grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë.

 Kristo Ruçi 23 vjeç, nuk është përfshirë vetëm në këtë grabitje.

Në mars të vitit 2016, ai rezulton të jetë përfshirë në grabitjen e një automjeti në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Ai së bashku me disa persona të tjerë të pa identifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier.

Policia arrestoi në muajin gusht të po atij viti,  23-vjeçarin Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat